Kryeministri i Kosovës Albin Kurti në një video-adresim me rastin e Vitit të Ri u është drejtuar qytetarëve të vendit, duke i uruar ata që viti i ardhshëm 2024 të jetë i mbushur me paqe e dashuri, prosperitet dhe unitet për të gjithë.
Ai ka thënë se Kosova do të tregohet konstruktive në raport me shtetet aleate sa i përket procesit të dialogut me Serbinë dhe se çdo marrëveshje që do të nënshkruhet nuk do të kërcënojë sigurinë e integritetin territorial, kushtetutshmërinë e rendin ligjor të vendit tonë.
I pari i ekzekutivit ka siguruar qytetarët e Kosovës se Qeveria që ai drejton do të vazhdojë të jetë në shërbimin e tyre dhe të merr vendime me ndikim pozitiv, duke rikujtuar se kjo qeveri është garanci e mos korruptimit dhe garanci e luftimit të korrupsionit.
Ai ka përmendur edhe Ligjin e ri për Pagat, përmes të cilit do të sigurohet një pagë dinjitoze për mjekët, profesorët dhe prokurorët.
Po ashtu ka përmendur buxhetin e ndarë për Ministrinë e Mbrojtjes prej 200 milionë eurosh, ose mbi dy për qind të bruto prodhimit vendor sikurse e kërkon NATO-ja, sigurimin e dronëve Bajraktar.
Për komunitete jo-shumicë janë ndarë 259 grante për projekte ndërmarrëse dhe OJQ në kuadër të fondit 3 milionësh, ndarjen e 1900 bursave nga gjithsej mbi 4600 gjithsej në tre vite për studente vajza dhe gra të përqendruara në fushën Shkencë, Teknologji, Inxhinieri dhe Matematikë.
Kurti ndër sukseset ka përmendur edhe hyrjen në fuqi të udhëtimit të qytetarëve të Kosovës drejt BE-së pa viza nga 1 janari 2024, duke i dhënë fund një pritjeje shumëvjeçare.
Lajmi i plotë në sistemin me parapagim.