Kurti: Pasnesër Republika e Kosovës do t’ia qet pikën
Drejtat Autoriale
Lexohet për: 4 min.
Dëgjoje me zë...
Kurti: Pasnesër Republika e Kosovës do t’ia qet pikën
kurti foto1234
05/06/2026 - 21:59
Linku u kopjua

Në tubimin e Lëvizjes Vetëvendosje në Prizren, kryetari i kësaj partie, Albin Kurti tha se qeveria e tij u ka qëndruar afër kategorive që, sipas tij, kanë qenë të anashkaluara ndër vite, duke përmendur nënat, fëmijët, veriun e Kosovës, ushtrinë dhe bujqësinë.

Kurti tha se pas zgjedhjeve të njëpasnjëshme vendi do t’i japë fund krizës politike, ndërsa ka prezantuar një sërë projektesh dhe investimesh që, sipas tij, do të realizohen në mandatin e ardhshëm.

“Pasnesër këtyre zgjedhjeve të njëpasnjëshme Republika e Kosovës krejt bashkë nuk do t’i vë presje, por do t’ia qet pikën. Për shkak të këtij katër vjecari të fundit, ku kemi nisur procese të pakthyeshme. Duke i vë në qendër pikërisht ata që janë anashkaluar, nënat e fëmijët, veriun e Kosovës, ushtrinë e bujqësinë. Kemi shume aktivitete e plane të reja. Kryesorja 1 miliardë euro për prodhimtarinë.. asnjë vit nuk do të jetë pa 1 miliardë euro shpenzime kapitale..

Në Brezovicë do të investojmë gjysmë miliardi euro partneritet publiko-privat për pista të reja të skijimit për turizëm edhe dimëror dhe veror, por edhe për tri hotele të mëdha atje.  Do të ketë investim edhe në Malet e Sharrit dhe Bjeshkët e Nemuna e qendra turistike Dukagjini atje”, tha Kurti.

Ai premtoi gjithashtu luftim të korrupsionit dhe kthimin e pasurisë së përfituar në mënyrë të paligjshme në buxhetin e shtetit.

“Mandati i kaluar ka qenë mandat kur e kemi ndalur korrupsionin, në mandatin e ardhshëm pasuritë e  paratë e zhvatura nga shteti i kthejmë në buxhet të Republikës. Nuk ka më terminale të privatizuara, do të ketë veting në prokurori e gjyqësore si dhe byro për konfiskimin e pasurisë së pajustifikueshme. Ministria e Shëndetësisë ka nisur programin për kancerin e gjirit, qafës së mitrës dhe kororektal. Sot në Fushë Kosovë u vendos në funksion mamografi i parë. 15 të tjerë do të shpërndahen në komunat që ende nuk e kanë ketë shërbim, që sëmundja të zbulohet sa më herët.. Në parkun e inovacionit këtu në Prizren do ta zhvillohen qendrën e parë të Kosovës për hulumtim dhe zhvillim në fushën e energjisë me partnerët gjermanë. Kemi kryer të gjitha obligimet para integrimit të Kosovës ne SEPA. Tri ligje është deshur t’i votojmë ka mbetur dhe i treti, por blloku opozitar nuk ishte dakord me dy të tretat ta kalojmë edhe atë, bëhet fjalë për ligjin për parandalimin e shpërlajeve të parave. Kur erdh puna aty thanë jo aty s’mundemi, tani po thonë nuk ka nevojë Kosova për byronë”, tha Kurti.

Duke folur për diasporën dhe projektet për Prizrenin, Kurti tha se prioritet do të jetë mësimi i gjuhës shqipe për fëmijët që jetojnë jashtë vendit, ndërsa paralajmëroi investime në infrastrukturë, kulturë dhe shëndetësi.

Ndërkaq, kandidati për deputet nga Lëvizja Vetëvendosje, Artan Abrashi, kritikoi opozitën për bllokadë politike dhe u bëri thirrje qytetarëve që ta mbështesin Kurtin në zgjedhje.

“Ne e duam një shtet që punon për ne, të drejtë e të zhvilluar që na shërben neve. Përballë kësaj rruge patëm një opozitë që zgjodhi krizën në vend të stabilitetit, bllokadën në vend të progresit, interesin partiak para interesit qytetar e kombëtar. Ata menduan se do ta ndalin vullnetin e popullit, por populli i Kosovës di të përgjigjet. Më 7 qershor qytetarët mund t’i japin fund bllokadës politike. Është një njeri që nuk u ndal kurrë para asnjë sfide, një kryeministër që i ktheu Kosovës dinjitetin”, tha Abrashi.


/Kosovapress/
Lajmi i plotë ëshë në sistemin me parapagim. Abonohu për ti shfryëzuar shërbimet KosovaPress-it.
Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2026