Kryeministri Albin Kurti ka përmendur angazhimet e Qeverisë për sektorin e arsimit gjatë vitit 2022.
Kurti ka shkruar në Facebook se me qëllim arsimin cilësor dhe gjithëpërfshirës, që zhvillon potencialin dhe kompetencat, gjatë vitit të kaluar kanë miratuar strategjinë e re të arsimit 2022-2026, rikthimin e Agjencinë e Kosovës për Akreditim në ENQA si anëtare e asocuar dhe lirimin nga pagesa afër 43 mijë studentë.
Me qëllim arsimin cilësor dhe gjithëpërfshirës, që zhvillon potencialin dhe kompetencat, gjatë vitit të kaluar:
Miratuam Strategjinë e re të arsimit 2022-2026;
Liruam nga pagesa afër 43 mijë studentë;
Ndamë:
- Mbi 100 bursa për nxitjen e vajzave dhe djemve për studime në profile deficitare;
- Afro 2.000 bursa për fushat STEM;
Ndërtuam 4 shkolla fillore dhe të mesme të ulëta, 3 salla të edukatës fizike;
27 shkolla janë furnizuar me inventar, 22 salla të edukatës fizike me pajisje sportive, 55 objekte shkollore me pako për mirëmbajtje, dhe 22 objekte shkollore me pajisje laboratorike;
100 asistentë më shumë për fëmijët me nevoja të veçanta (viti 2023 përmbyllet me 500 asistentë);
Bëmë unifikimin e Abetares Kombëtare në bashkëpunim me Republikën e Shqipërisë;
Filluam pilotimin e arsimit dual për 4 profile: murator, floktar, kuzhinier dhe asistent i mikpritjes hoteliere, në 5 shkolla profesionale dhe 3 komuna;
Kosova u bë anëtare me të drejta të plota në programin Horizon Europe. 5 projekte të fituara në vlerë rreth 600.000 euro.