Kurti ngushëllon familjen Kabashi për ndarjen nga jeta të artistit Mirush Kabashi
Lexohet për: 2 min.
Albin Kurti1
1 vit më parë
Linku u kopjua

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, i ka dërguar sot një telegram ngushëllimi familjes Kabashi pas ndarjes nga jeta të artistit të kombit, Mirush Kabashi.

Në letrën e tij, kryeministri Kurti shkroi se Mirush Kabashin do ta kujtojë gjithmonë për interpretimet e tij të fuqishme dhe mjeshtërore të poezisë shqipe në skenë, plot pasion e përkushtim.

Ai shtoi se aktori i mbi 100 roleve në teatër dhe filma, me punën dhe veprat e tij, do mbetet përjetësisht një thesar në kulturën e kombit shqiptar.

“Përveç artistit, ato janë gjurmët e një aktivisti të shumë kauzave sociale e një zëri të fortë të çështjes kombëtare”, ka thënë Kurti.

Përmes këtij telegram ngushëllimi, kryeministri i ka shprehur ngushëllimet e tij më të sinqerta, të Qeverisë dhe mbarë popullit të Kosovës.

Ndryshe, Mirush Kabashi, një nga mjeshtrit e artit skenik u nda nga jeta sot në moshën 75-vjeçare, pas një beteje trivjeçare me një sëmundje të rëndë. Mbi një gjysmë shekulli në teatër e kinematografi, artisti i merituar kishte luajtur 100 role në teatër dhe 20 në kinematografi.

Ndahet nga jeta aktori i njohur, Mirush Kabashi - KosovaPress

Begaj dhe Rama për aktorin Kabashi: Mbajti gjallë brenda nesh dashurinë për artin - KosovaPress

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2025