Kurti: Nga lufta e familjes Jashari buron liria e Kosovës
Lajme
Lexohet për: 3 min.
Dëgjoje me zë...
Kurti: Nga lufta e familjes Jashari buron liria e Kosovës
Albin Kurti - Epopeja
05/03/2026 - 11:35
Linku u kopjua

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka deklaruar se nga qëndresa dhe sakrifica e familjes Adem Jashari buron liria e Kosovës, raporton KosovaPress.

Në seancën solemne të Kuvendit të Kosovës për shënimin e 28-vjetorit të Epopesë së UÇK-së, Kurti tha se krismat e Jasharajve në Prekaz zgjuan mbarë kombin dhe e bënë sakrificën e tyre simbol kombëtar.

Kreu i qeverisë tha krahas të qenit ditë nderimi, sot është edhe ditë reflektimi për rrugën që e pret vendin.

“Ne rrjedhën historike të përpjekjeve të gjata politike e shoqërore, për të drejta, barazi dhe dinjitet, kthesa në Prekaz artikuloi qartë aspiratën e popullit të Kosovës për çlirim nga Serbia pushtuese. Epopeja e UCK-së u bë thirrje për mobilizim, bashkim dhe për artikulim të qartë të synimit tonë për shtetësi. Qëndresa e familjes Jashari të Prekazit dhe gjithë atyre që u rreshtuan krah tyre e pas tyre në duhen e çlirimit përbejnë një trashëgimi të thellë politike, kulturore e kombëtare prej secilës buron liria e Kosovës dhe mbi të cilën u ngrit Republika jonë. Krismat e pushkëve në Prekaz u përhapen larg deri tek ndërgjegjja e diplomacisë ndërkombëtare”, ka nënvizuar Kurti.

Kurti tha se përkujtimi i Epopesë së UÇK-së është jo vetëm një ditë nderimi për të rënët, por edhe moment reflektimi për rrugën që ka bërë Kosova dhe për të ardhmen e saj.

“Krahas të qenit një ditë nderimi, sot është edhe ditë reflektimi për rrugën që kemi bërë dhe për atë që na pret. Sot ne jemi shtet i një populli liridashës që gjithmonë është rreshtuar në anën e drejtësisë. Jemi Republika e një shoqërie që ndërton të ardhmen e saj mbi demokracinë dhe ligjin, mbi liritë njerëzore e qytetare si dhe mbi vlerat civilizuese perëndimore. Ne nderojmë sakrificën e Jasharëve, teksa forcojmë  Republikën çdo ditë me punë të ndershme e institucione stabile. Kjo është mënyra më e mirë për të kthyer kujtesën në përgjegjësi dhe historinë në udhërrëfyes”, ka thënë Kurti.

Sipas tij, figura e komandantit legjendar Adem Jashari u bë personifikim i vendosmërisë për të mos pranuar nënshtrimin, ndërsa sakrifica e familjes së tij mbeti mësim i përhershëm për çmimin e lirisë.

“Si në çdo mars jemi këtu bashkë për kujtimin e një prej akteve më të larta të historisë sonë kombëtare, Epopesë së UCK-së. Në ato ditë të përballjes së vullnetit për liri me aparatin shtypjes në Prekaz historia u shkrua me zjarr dhe me gjak. Toka u bë altar i lirisë, e një familje u bë simbol kombëtar. Figura e kryekomandantit, Adem Jashari e lidhur pazgjidhshmërisht me fatinë  familjes dhe bashkëluftuarëve tij u bë personifikim i vendosmërisë për të mos e pranuar nënshtrimin. Kjo sakrificë u përjetësua në vetëdijen dhe kujtesën tonë kolektive si mësim i përhershëm se liria paguhet shtrenjtë, se ajo është vlerë e panegociueshme dhe e drejtë e patjetërsueshme”, ka theksuar Kurti.


/Kosovapress/
Lajmi i plotë ëshë në sistemin me parapagim. Abonohu për ti shfryëzuar shërbimet KosovaPress-it.
Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2026