Kurti: Në vend të një memoriali për viktimat shqiptare, Serbia po zhvillon stërvitje
Lexohet për: 1 min.
0 Albin Kurti dhe Faton Peci 2022 (2 of 17) (5)
1 vit më parë
Linku u kopjua

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka reaguar pas ushtrimeve që sot (të shtunën) ushtria serbe ka mbajtur në Batajnicë.

Kryeministri Kurti ka rikujtuar faktin se në atë vend janë fshehur trupat e 744 shqiptarëve të Kosovës të vrarë gjatë luftës.

Kurti ka thënë se në vend të ndërtimit të një memoriali për viktimat e luftës, Serbia po zhvillon stërvitje ushtarake.

Ai ka shkruar në Twitter se trupat mund të fshihen, por e vërteta s’mund të varroset asnjëherë.

“Në një varr masiv në Batajnicë, u fshehën trupat e 744 shqiptarëve të Kosovës, përfshirë këtu edhe 46 anëtarë të familjes Berisha. Në vend të një memoriali për viktimat e luftës, aty Serbia po zhvillon stërvitje ushtarake për "Ditën e Forcave të Armatosura". Trupat mund të fshihen, por e vërteta nuk mund të varroset”, shkruan Kurti.

https://twitter.com/albinkurti/status/1649831407387127811
Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024