Kurti në Prizren zotohet për rritje të punësimit e ulje të varfërisë
Zgjedhjet 2025
Lexohet për: 2 min.
vv-fushata
3 orë më parë
Linku u kopjua

Lëvizja Vetëvendosje ka mbajtur tubim elektoral në komunën e Prizrenit, prej ku kryetari i kësaj partie dhe kryeministri aktual, Albin Kurti kërkoi mbështetjen e qytetarëve për zgjedhjet e 9 shkurtit.

Kur kanë mbetur edhe 3 ditë deri në ditën e zgjedhjeve, Kurti, i cili është edhe kandidat për kryeministër, u shpreh i bindur se do t’i fitojnë këto zgjedhje “duke shënuar rekord në historinë e vendit”.

“Atëherë kur 500 mijë zemra që do të shpërthejnë prej kutive të votimit do të bëjnë fitoren e paparë, rekord e historike të LVV-së dhe koalicionit tonë me partinë Guxo dhe Alternativa”, tha Kurti pra qytetarëve.

Ndërsa, është zotuar se do të rrisë mbështetjen për gjitha komunitetet.

“Në secilën prej masave e politikave tona, komunitet jo shumicë janë përfaqësuar e shpesh mbi përfaqësuar”, tha ai.

Rritje të punësimit, rritje të ekonomisë e zvogëlim të varfërisë, ishin disa nga zotimet e Kurtit gjatë tubimit në Prizren.

“Qeveria juaj, e jona, nuk mund të merret me disa individë të pakënaqur nga lakmia e xhelozia, siç janë edhe krerët e partive opozitare, ne merremi me shtimin e punësimit dhe zvogëlimin e varfërisë, dhe e kemi bërë këtë”, theksoi Kurti./KosovaPress

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2025