Kurti në Ferizaj: Investime miliardëshe në Brezovicë dhe Bjeshkët e Nemuna, blerje të armatimit dhe pajisjeve ushtarake
Lajme
Lexohet për: 3 min.
Dëgjoje me zë...
Kurti në Ferizaj: Investime miliardëshe në Brezovicë dhe Bjeshkët e Nemuna, blerje të armatimit dhe pajisjeve ushtarake
albin-kurti123456789
28/05/2026 - 21:00
Linku u kopjua

Me thirrjet UÇK e “Albin baba”, Lëvizja Vetëvendosje e ka hapur fushatën në Ferizaj për zgjedhjet e 7 qershorit.

Në hapje të fushatës, e cila u mbajt në Palestrën “Bill Clinton” u intonua himni kombëtar, por jo edhe ai i Kosovës, teksa disa flamuj shtetërorë u panë në fillim të tubimit, ndërsa më vonë jo.

Kandidati i VV-së për deputet nga ky qytet, Enver Haliti, tha se me entuziazmin e parë në këtë palestër, fitorja është shumë afër.

Haliti thumboi edhe Vjosa Osmanin për akuzat e kësaj të fundit se i është kërkuar qira Bondsteel-it, ku u tha se ishte pikërisht Kurti që ka kërkuar që kjo bazë të shndërrohet në bazë të përhershme.

Ai nuk la pa thumbuar as Partinë Demokratike të Kosovës, e cila aktualisht po e mban një tubim në sheshin e Ferizajt, duke thënë se një parti opozitare po mban tubim në shesh me moton “Stop krizës” e për të cilën tha se ata kanë shkaktuar kriza, prandaj s’mund t’i bindin qytetarët se mund t’i ndalin ato.

“Krizë kishte kur terminalet private kontrollonin shtetin e jo shteti terminalet. Ata që I kanë shkaktuar këto kriza nuk mund ta bindin askënd se mund t’i ndalin ato”, tha ai.

Kandidati i VV-së për kryeministër, Albin Kurti, në hapjen zyrtare të fushatës ka premtuar investime miliardëshe në Brezovicë dhe Bjeshkët e Nemuna.

Kurti premtoi se në katër vitet e ardhshme do të ketë nga 1 miliard euro shpenzime kapitale, ku përmendi prodhimtarinë dhe ushtrinë.

“Me këtë 1 miliard euro, blerje të armatimit dhe pajisjeve ushtarake do t’ia bashkëngjesim fabrikën e dronëve dhe armëve. Rritjen ekonomike e kemi 4%, pra kemi mundësi të shpërndajmë mjete. Rritje ekonomike ka më së shumti në sektorin privat, që është bartësi kryesor i punësimit për çka i falënderojmë bizneset e ndershme. Ata që kanë zhvatur në të kaluarën, qofshin pasuri natyrore apo buxhet shtetëror, duhet ta kthejnë cent më cent, sepse do të themelohet Byroja për Konfiskimin e Pasurisë”, tha Kurti, raporton KosovaPress.

Ai më tej premtoi se pagesa e TVSh-së për mallra që do të hyjnë në Kosovë do të zhvendoset brenda shtetit, nga kufiri që është aktualisht, e po ashtu edhe për veturat e importuara nga BE-ja, Kurti tha se do të hiqet taksa doganore prej 10% duke ulur taksën e blerjes.


/Kosovapress/
Lajmi i plotë ëshë në sistemin me parapagim. Abonohu për ti shfryëzuar shërbimet KosovaPress-it.
Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2026