Kusari: Punimet në Parkun Industrial në Frashër me ritëm të mirë, interesim i madh për investim
Lajme
Lexohet për: 2 min.
Dëgjoje me zë...
Kusari: Punimet në Parkun Industrial në Frashër me ritëm të mirë, interesim i madh për investim
Kusari1
27/07/2026 - 20:12
Linku u kopjua

Ministrja  në detyrë e Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit, Mimoza Kusari-Lila, së bashku me zëvendësministrat Fatban Bunjaku dhe Jeton Mehmeti, si dhe me kryetarin e Komunës së Mitrovicës, Faton Peci, vizituan Parkun Industrial në fshatin Frashër të Mitrovicës për të parë nga afër ecurinë e punimeve, tre muaj pas fillimit të zbatimit të projektit.

Pas takimit në Komunën e Mitrovicës, delegacioni vizitoi vendpunishten ku po ndërtohet parku industrial, me ç'rast u konstatua se punimet po zhvillohen me ritëm të mirë dhe po i afrohen përfundimit të infrastrukturës bazike.

“Gjatë vizitës, ministrja Kusari-Lila u njoftua se interesimi i bizneseve për të investuar në këtë park tashmë është i madh. Ajo theksoi se MINTI mbetet e përkushtuar për të ofruar infrastrukturë moderne dhe për të krijuar kushtet e nevojshme që investitorët vendorë dhe të huaj të zhvillojnë aktivitetin e tyre në Kosovë.

Parku Industrial në Frashër do të ndërtohet në përputhje me standardet për mbrojtjen e mjedisit. Ai shtrihet në një sipërfaqe prej 48 hektarësh, ndërsa përmes kontratës së re në vlerë prej afro 1 milion eurosh po realizohen investimet e nevojshme në infrastrukturën bazike.

Ministrja Kusari-Lila theksoi se, krahas funksionalizimit të Parkut Industrial në Frashër, MINTI po planifikon ndërtimin e një parku industrial edhe në komunat veriore të Kosovës, me synim zgjerimin e mundësive për investime, zhvillim ekonomik, hapjen e vendeve të reja të punës dhe zhvillim të balancuar në të gjithë territorin e Republikës së Kosovës”, thuhet në njoftimin e MINTI-t.


/Kosovapress/
Lajmi i plotë ëshë në sistemin me parapagim. Abonohu për ti shfryëzuar shërbimet KosovaPress-it.
Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2026