Në Forumin për Diplomaci në Antalia të Turqisë, kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti mori pjesë në panel diskutimi, si dhe zhvilloi disa takime bilaterale.
Ndryshimi politik ka nevojë për një lëvizje: një kauzë, një organizatë dhe një përpjekje, tha kryeministri Kurti në panelin e diskutimit me liderë, me temë “Përfaqësimi i ndryshimit”. Bashkë me kryeministrin e Bullgarisë, Kiril Petkov, presidentin e Guinea Bisaut, Umaro Sissoco Embaló dhe sekretaren e përgjithshme të Këshillit të Evropës, Marija Pej?inovi? Buriq, në këtë panel u bisedua mbi rininë, drejtësinë dhe punësimin.
Ndërsa në takimet me ministrin e Punëve të Jashtme të Austrisë, Alexander Schallenberg, Përfaqësuesin e Lartë për Bosnjë e Hercegovinë, Christian Schmidt dhe Zëvendëskryeministrin e Malit të Zi, Dritan Abazoviç, kryeministri Kurti theksoi se nuk duhet t'u dorëzohemi autokratëve askund, asnjëherë.
“Vetëm një botë e bashkuar, demokratike aktive do të ndalojë Putinin dhe do të parandalojë despotë të tjerë në të ardhmen, theksoi ai.
Kryeministri kërkoi më shumë vëmendje për gjashtë shtetet e Ballkanit Perëndimor dhe që të mos injorohet lufta hibride në rajonin tonë.