Mësuesi është shtylla mes autoktonisë vendore dhe dijës botërore, nëse ne kemi respekt për mësuesit, ne e kemi të vështirë të lëmë pas dore projektin e shtet ndërtimit dhe virtytin republikan. Kështu u tha në manifestimin për “Ditën e Mësuesit”. Kryeministri Albin Kurti dhe ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci, kanë shpërndarë ndaj katër mësuesve çmimin “Shaban Jashari” i cili dhurohet çdo vit me 7 mars.
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti thotë se shkolla është ky vendi i magjishëm ku përshpejtohet integrimi, nga institucionet më të larta të njerëzimit, sepse njerëzimi i çdo kulture e ka ndjerë nevojën e integrimit të brezit që vjen dhe lidh të shkuarën dhe të ardhmen.
Ndërkaq, aktivistë të Partisë Socialdemokrate para fillimit të ngjarjes, në një aksion simbolik, janë mbledhur për t’ia dhënë librezën ministres Nagavci. Ndërtimi i çerdheve të reja, sjellja ndaj Sindikatës së Arsimit, furnizimi me kohë me libra shkollor, rezultati në Pisa për të gjitha këto është notuar me notën 1, ndërsa për shkelje të Kushtetutës me notën 5. Të njëjtit janë arrestuar, pasi nuk pranuan të lirojnë vendin e ngjarjes./ A. Shala
Lajmi i plotë në sistemin me parapagim...