Kurti me kongresistë amerikanë: Plani evropian platformë solide për të ecur përpara
Lexohet për: 2 min.
19.2.2023 ZKM 1
1 vit më parë
Linku u kopjua

Gjatë ditës së dytë të pjesëmarrjes në Konferencën e Sigurisë në Mynih, kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti takoi kongresistët amerikanë, Mike Turner, Michael McCaul, Jake Ellzey, Rich McCormick dhe Darrell Issa.

Ai i njoftoi kongresistët me punën e Qeverisë dhe planet përpara, arritjet më të shënuara në sundimin e ligjit dhe progresin në rrafshin ekonomik.

Sipas komunikatës së Qeverisë, diskutuan për implikimet që ka pasur dhe rreziqet që vazhdon t’i paraqes invazioni dhe agresioni Rus në Ukrainë për kontinentin, në veçanti për Ballkanin Perëndimor.

Kryeministri theksoi që reagimi dhe rreshtimi i Kosovës me Shtetet e Bashkuara të Amerikës në dënimin dhe vendosjen e sanksioneve kundër Rusisë ka qenë i menjëhershëm.

 “Kongresistët shprehën interesim për procesin e dialogut në Bruksel dhe propozimin evropian për normalizim të marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë. Kryeministri ndau me ta qëndrimet e Qeverisë, duke theksuar që ai e konsideron të pranueshëm propozimin evropian si bazë të mirë dhe platformë solide për të ecur përpara drejt normalizimit të plotë të marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë në kuadër të dialogut në Bruksel”, thuhet në komunikatë.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2025