Kurti kujton viktimat civile të Korishës në kurthin e vdekjes nga forcat serbe
Lexohet për: 1 min.
6 muaj më parë
Linku u kopjua

Më 13 maj 1999 në Korishë të Prizrenit, forcat e pushtuesit serb kryen masakër mbi popullsinë civile të pafajshme duke vrarë 77 civilë shqiptarë, prej tyre 14 fëmijë.

Në 25-vjetorin e kësaj masakre, kryeministri Albin Kurti tha se vrasjet pa dallim moshe e gjinie janë dëshmi e gjenocidit që Serbia kreu gjatë luftës në Kosovë.

“Në Ditën e Martirëve të Korishës, kujtojmë civilët shqiptarë nga Korisha dhe fshatrat Bllacë, Budakovë, Greikoc, Reshtan, Mushtisht e Maçitevë, të vrarë në maj 1999. Përkujtojmë viktimat civile që ishin futur në kurthin e vdekjes prej forcave serbe. Lavdi martirëve të Korishës! Lavdi secilës jetë të sakrifikuar në rrugën tonë për liri”, ka shkruar Kurti në Facebook.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024