Kurti: Kosova dhe Maqedonia e Veriut nuk kanë mosmarrëveshje
Lajme
Lexohet për: 2 min.
mbledhja
1 muaj më parë
Linku u kopjua

Kryeministri i vendit, Albin Kurti tha se Kosova dhe Maqedonia e Veriut nuk kanë mosmarrëveshje por siç tha ai kanë bashkëpunim të gjerë.

Duke folur në mbledhjen e përbashkët në mes të dy qeverive që po mbahet në Prishtinë, Kurti tha se me Maqedoninë e Veriut, Kosova ka jo vetëm partneritet përmes tregtisë por edhe të “lidhjeve familjare e bizneseve tona që po forcohen përherë e më shumë”.

“Më lejoni të filloj këtë takim duke theksuar një pikë të rëndësishme, Republika e Kosovës dhe Republika e Maqedonisë së Veriut nuk kanë mosmarrëveshje. Kemi komunikim të hapur dhe bashkëpunim të gjerë. Ne jemi fqinjë, miq dhe partnerë, të lidhur, jo vetëm përmes tregtisë, që është çdo herë në rritje, por edhe përmes lidhjeve mes familjeve e bizneseve tona që po forcohen përherë e më shumë”, tha Kurti.

Ai shtoi se takimi i sotëm ka edhe rëndësi simbolike për shkak të 15 vjetorit të vendosjes së marrëdhënieve diplomatike në mes të dy shteteve.

Kurti tha se deri tani janë nënshkruar mbi 50 marrëveshje dhe memorandume që “na kanë ofruar edhe më shumë me njeri tjetrin”.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024