Rizvanolli takohet me dy ministra slloven, diskutohet për rritje të investimeve në Kosovë
Lexohet për: 2 min.
rizvanolli me ministrat slloven
4 muaj më parë
Linku u kopjua

Ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli gjatë pjesëmarrjes së saj në Forumin Strategjik të Bledit, është takuar me ministrin slloven të Mjedisit, Klimës dhe Energjisë, Bojan Kumer, dhe atë të Ekonomisë, Turizmit dhe Sportit, Matjaz Han.

Nga kjo ministri përmes një komunikate për media kanë bërë të ditur se gjatë takimit të ministres Rizvanolli me ministrin Kumer u diskutua për zhvillimin në fushën e energjisë, për rritjen investimeve dhe kapaciteteve të reja të energjisë së gjelbër dhe në veçanti për projektet e energjisë nga era.

Ndërsa në takimin që ka zhvilluar me ministrin Han, u diskutua për rritjen e investimeve të huaja direkte në Kosovë, bashkëpunimin e ndërsjellë mes kompanive kosovare dhe sllovene, ku Ministrja Rizvanolli e njoftoi për progresin që ka shënuar Kosova në zhvillimin ekonomik. 

Po ashtu, Ministrja Rizvanolli theksoi se për të dytën herë sivjet në Slloveni, mikpritja ishte e ngrohtë dhe diskutimet produktive, ndërsa u shpreh se mezi pret që t’i mirëpresim në Kosovë, me shpresë që kjo do të jetë në kuadër të një forumi ekonomik të përbashkët.

Ndërsa, dy ministrat slloven shprehen gatishmërinë dhe vullnetin për të thelluar edhe më tej bashkëpunimin ekonomik me Kosovën.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2025