Kurti: Komuniteti turk ka luajtur rol të rëndësishëm pozitiv në historinë tonë moderne
Lexohet për: 2 min.
ku
1 vit më parë
Linku u kopjua

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ishte i ftuar sonte në Prizren, në shënimin e festës së Ditës Kombëtare të Turqve të  Kosovës.

Teksa shprehu falënderimet dhe mirënjohjen për kontributin e vazhdueshëm të qytetarëve turq, dhënë për Republikën e Kosovës, tha se komuniteti turk në Kosovë ka luajtur rol të rëndësishëm pozitiv në historinë tonë moderne.

“Me përfaqësues të komunitetit turk jemi bashkë në institucionet e Republikës, duke dhënë kontribut për një Kosovë më të mirë, e për mirëqenie më të lartë’’, u shpreh kryeministri, thuhet në njoftimin e Qeverisë.

Kryeministri përmendi aktivitetet që qeveria i ka bërë për komunitetin turk në shumë sfera ndërkaq veçoi se këtë javë është paralajmëruar një pako shtesë prej 3 milionë eurosh për komunitetet joshumicë në Kosovë.

Kjo pako, sqaroi më tej ai, përmban masa mbështetëse për vende të reja pune për bizneset ekzistuese dhe ato të reja; për fermerët dhe prodhuesit e vegjël në zonat rurale; dhe për shoqërinë civile që kontribuon në integrimin dhe afirmimin e komuniteteve joshumicë, miratimi i së cilës pritet të ndodhë në mbledhjen e ardhshme të Qeverisë.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2025