Kurti: Kemi nevojë për më shumë siguri dhe sanksione ndaj Serbisë
Lexohet për: 2 min.
1 vit më parë
Linku u kopjua
Kryeministri i Kosovë, Albin Kurti, ka thënë se në kuadër të Samitit të Procesit të Berlinit ka kërkuar nga bashkësia ndërkombëtare të dënojnë Serbinë për sulmin terrorist në Banjskë të Zveçanit, ku mbeti i vrarë rreshteri policor Afrim Bunjaku, më 24 shtator.
Kurti para mediave pas përfundimit të Samit të Berlinit tha se tani nevojitet më shumë siguri për Kosovën dhe sanksione ndaj Serbisë.
Kurti shtoi se në takimin e sotëm të gjashtë vendeve të Ballkanit Perëndimor dhe në prani të liderëve të Bashkimit Evropian, ka kërkuar nga homologia e tij serbe, Ana Bërnabiq, të nënshkruajnë marrëveshjen e Brukselit dhe të Ohrit, mirëpo e njëjta nuk pranoi.
I pyetur për deklaratat e homologut të tij nga Shqipëria, Edi Rama se veriu i Kosovës është tokë e askujt, Kurti nënvizoi se veriu është tokë e Kosovës dhe se integriteti territorial është i pacenueshëm.
Duke folur për Samitin e Procesit të Berlinit, Kurti tha se i njëjti e bënë Ballkanin Perëndimor më evropian.
Në anën tjetër ai tha se i është falënderuar kancelarit gjerman Olaf Scholz për mbështetjen ndaj Kosovës./E.Zeqiri/