Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti pas takimit të Ohrit, ka deklaruar se me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq janë pajtuar që ta aktualizojnë marrëveshjen e dakorduar të vitit të kaluar për të pagjeturit, në atë mënyrë mund të angazhohen urgjentisht për personat e zhdukur.
Kurti ka thënë për media se më 18 gusht të vitit të kaluar në bisedimet në Bruksel, bashkë me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq ishin pajtuar për një tekst të marrëveshjes sa i përket personave të zhdukur, por fatkeqësisht në atë ditë Vuçiq, nuk deshi ta nënshkruajë. Kurse, tash, sipas tij, duhet që atë marrëveshje sërish ta aktualizojnë.
Përndryshe, Kurti dhe Vuçiq janë pajtuar që ta implementojnë aktin e zbatimit të marrëveshjes së dakorduar më 27 shkurt në Bruksel.