Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka dhënë detaje për trajnimet dhe planifikimet që i po i bëjnë grupet terroriste në krye me Milan Radojçiq në afërsi të kufirit me Kosovën, duke thënë se planet për sulme kanë qëllim destabilizimin e situatës, megjithatë theksoi se terrorizmi është sfidë për vendin tonë por nuk ka kurrfarë gjasash të triumfojë në një shtet demokratik siç është Republika e Kosovës.
Kurti në një konferencë ministrin e Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, tha se gjatë muajit nëntor 2023 ka pasur planifikime që të kryhet një sulm në drejtim të Komunës së Zubin Potokut, me qëllim marrjen e vilës se Radojçiq në brigjet e liqenit të Ujmanit, por këto plane janë pezulluar përkohësisht për shkak zgjedhjeve në Serbi.
Përveç këtyre, Kurti theksoi se gjatë muajit nëntor 2023 ka pasur planifikime që të kryhet një sulm në drejtim të Komunës së Zubin Potokut, me qëllim marrjen e vilës se Radojçiq në brigjet e liqenit të Ujmanit, për çka tha se këto plane janë pezulluar përkohësisht për shkak zgjedhjeve në Serbi.
Ai potencoi se një grup prej 80 personash të larguar nga Kosova, kanë vazhduar ushtrimet në poligonin Simovnik në afërsi të Rashkës, derisa shtoi se aty ushtria serbe kryen ushtrime të ndryshme, përfshirë edhe gjuajtjes me tanke.
Ndër të tjera, Kurti derisa foli për përgatitjet e strukturave terroriste dhe paramilitare serbe, për sulme tjera në Kosovë, potencoi se ato kanë lidhje direkte me strukturat e shtetit të Serbisë.
Ai theksoi se planet për sulme synojnë destabilizimin e situatës.
Ai shtoi se kanë ofruar fakte të mjaftueshme se Serbia qëndron prapa sulmeve, derisa theksoi se institucionet dhe zyrtarët tanë janë sulmuar 114 herë në veriun e vendit. Sveçla edhe një herë përshkroi të gjitha zhvillimet e sulmit terroristë të 24 shtatorit, duke treguar rrugën që kanë ndërtuar grupet terroriste për të hyrë në Kosovë, sulmin e parë ku mbeti i vdekur polici i Kosovës, automjetet dhe veturat mbështetëse për grupin terroristë.
Sveçla dha detaje edhe për tre terroristët e neutralizuar më 24 shtator të këtij viti, si dhe emrat e pjesëtarëve tjerë të grupit terroristë që morën pjesë në trajnime në Pasuljanske dhe në sulmin e 24 shtatorit.