Në Samitin e parë të Ballkanit Perëndimor Kundër Diskriminimit Racor është vlerësuar angazhimi i Qeverisës ë Kosovës për luftimin e diskriminimit karshi komuniteteve sidomos romë, ashkali dhe egjiptian.
Në panelin e parë të këtij Samiti, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti iu bërë thirrje pjesëtarëve të komuniteteve romë, ashkali dhe egjiptian që të kërkojnë pjesëmarrje dhe çlirim, pasi integrimi dhe përfshirja nuk u ofron liri dhe barazi.
“Ne e dimë që qytetarët tanë romë, ashkalinjë, egjiptianë shpesh nuk kanë standard mesatare të jetës në vendin tonë, e dimë që ka aq shumë talente të pazbuluara të komuniteteve, por gjithashtu e dimë që shoqëria jonë në tërësi po humbet sepse po privohemi bashkarisht jo vetëm ata nga kontributi i tyre…24’50Me këtë rast iu kisha bërë thirrje të gjithë romëve, ashkalinjëve dhe egjiptianëve mos u mjaftoni me përfshirje, kërkoni pjesëmarrje se përfshirja nënkupton që ai i cili është lartë të përfshinë ty që e poshtë, përfshirja ka hierarki e pjesëmarrja na bënë të barabartë. Gjithashtu jo vetëm integrim, por çlirim sepse të qenit i përjashtuar, të qenit i margjinalizuar është çështje e lirisë, nuk mund të jesh i margjinalizuar edhe i lirë, nuk mund të jesh edhe i përjashtuar edhe i lirë do të kesh liri do të jesh atëherë kur nuk je i margjinalizuar dhe i përjashtuar. Prandaj, jo vetëm integrim por çlirim, kur je i përjashtuar të mungon liria dhe ke nevojë për çlirim”, theksoi ai.
Ai ka përgëzuar Qeverinë e Kosovës për miratimin e strategjisë për përmirësimin e të drejtave të komuniteteve romë, ashkalnjë dhe egjiptianë deri në vitin 2026.
“Sfidat me të cilat ata përballen duke përfshirë përjashtimin, paragjykimin, diskriminimin përpjekje dhe veprime konkrete duhet të ndërmerren kundër këtyre fenomeneve. Dëshiroj të përgëzoj Qeverinë e Kosovës për miratimin e strategjisë për përmirësimin e të drejtave të komuniteteve romë, ashkalinjë dhe egjiptianë deri në vitin 2026 dhe për planin veprues korrespodues 2022-24, e që është në përputhje me kornizën e BE-së. BE së bashku me akterë të tjerë dhe shoqërinë civile ka kënaqësinë që ka ofruar mbështetjen për strategjinë dhe planin e veprimit. BE njeh që luftimi i diskriminimit është i rëndësishëm në këtë moment, strategjia ofron bazën për të arritur qëllimet e përbashkëta dhe tani i takon shteteve ta bëjnë pjesën e tyre kur vjen fjala për zbatim të strategjisë dhe planit të veprimit…Autoritet e Kosovës dhe shoqëria civile kanë dënuar incidentet e diskriminimit të cilat i kanë përjetuar anëtarët e komunitetit romë, ashkali dhe egjiptian në Kosovë. Nëse këto incidente ndodhin përgjithësisht duhet të vazhdoj edhe ndërhyrja e qeverisë“, u shpreh ambasadori i BE-së në Kosovë.
Ai përgëzoi komunën e Prizrenit që e kanë vendosur gjuhën rome si gjuhë zyrtare.
“Në nivel institucional të shoqërisë civile ne të gjithë duhet që t’i adresojmë padrejtësitë e vogla dhe të mëdha. Më ra në vesh fjala e Isakut dhe modestia e kërkesave të tij na jepni mundësitë që kanë të tjerët, të vijmë në shtëpitë tuaja të keni miq nga entitetet tjera, të na përfshini të na lejoni të jemi si të gjithë të tjerët kjo është një kërkesë aq e arsyeshme dhe në strukturë është shumë e vështirë, pa gjithë ato mënyra që po përpiqeni dhe vetë Qeveria ime USAID jemi duke përpjekur me trajnimin e mediave duke siguruar që romët, ashkalinjët, egjiptianët, goranët që të kenë qasje në media, kemi program të gjuhës angleze me grupe të fëmijëve shumë etnik të bëhen bashkë me programe të teknologjisë dhe inxhinierisë në mënyrë që të kemi një fokus të madh sidomos në komunitet e nënpërfaqësuara në mënyrë që të kemi një kohezion social”, theksoi ai.
Kolly tha se për luftimin e antigjiptizmit duhet të sigurohet përpjekja e të gjithëve si nga komuniteti shumicë por edhe nga vetë pakicat.
“Vërtet dëshiroj të përgëzoj qeverinë e Albin Kurtit për angazhimin për të trajtuar çështjen e diskriminimit racor që prek specifikisht minoritetet romë, ashkalinjë dhe egjiptianë. Gjithashtu krijimi i mundësive të barabarta dhe krijimi i vendeve të punës në administratën publike kur flasim për veprimet afirmative, mbështetja me bursa dhe bizneset fillestare dhe që janë të rëndësishme. Zvicra vendi im është mjaftë aktiv në atë fushë gjithashtu sa i përket ambasadës por ka edhe organizata me bazë në Zvicër që janë mjaft akitve dhe mjaft pozitive. Ne sapo kemi nisur një fazë të re të bashkëpunimit Zvicra me Kosovën dhe aty mbështesim këtë fazë të re, specifikisht komunitetet romë, ashkalinjë dhe egjiptianë e që duhet të themi se ky është një zhvillim afatgjatë“, theksoi ai.
“Deri në vitin 2001 diskriminimi etnik ishte kryefjala e elitës politike të komunitetit shumicë dhe metodë për përfitimin e votave ndërmjet mbjelljes së frikës nga tjetri. Me arritjen e marrëveshjes paqësore të Ohrit dhe ndryshimet kushtetuese çdo gjë ndryshoi, sot në Maqedoninë e Veriut mundohemi të vëmë standardet të respektimit tët ë gjitha komuniteteve me qëllim që të njëjtat të kenë mundësinë e shprehjes dhe kultivimit të identitetit si gjuha, arsimi, identiteti dhe kultura e njëkohësisht kemi edhe një mekanizëm që mundëson qasje të barabartë në institucione gjegjësisht siç e quajmë përfaqësimin adekuat dhe parandalimin e majorizimit nëpërmjet shumicës së dyfishtë në Kuvend por edhe këshillat komunalë…..Përveç zyrtarizimit të gjuhës shqipe me këtë marrëveshje u është mundësuar edhe komunikimi në gjuhën amtare edhe komuniteteve si turk, romë, boshnjak e serb në disa komune dhe atë si gjuhë zyrtare përfshirë edhe përdorimin e flamurit kombëtar të komuniteteve”, u shpreh Grubi.
Samiti i Ballkanit Perëndimor kundër Diskriminimit Racor i cili është organizuar nga Zyra e Kryeministrit do të vazhdoj punimet edhe gjatë ditës së nesërme./B.Ibishi/