Kurti: Investimet për Malishevën do të shtohen, si pjesë e vizionit për mirëqenie të qytetarëve
Drejtat Autoriale
Lexohet për: 2 min.
Dëgjoje me zë...
Kurti: Investimet për Malishevën do të shtohen, si pjesë e vizionit për mirëqenie të qytetarëve
Albini1234
02/06/2026 - 21:03
Linku u kopjua

Kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje për kryeministër, Albin Kurti, në një tubim në Bellanicë të Malishevës,  tha se Malisheva meriton zhvillim të qëndrueshëm dhe investime që ndikojnë drejtpërdrejt në cilësinë e jetës së qytetarëve.

Ai rikujtoi investimet e realizuara dhe projektet në proces, si fillimi i ndërtimit të nënstacionit energjetik me vlerë 6.7 milionë euro, projekti për furnizimin me ujë të pijshëm me investim prej afro 7 milionë eurosh, si dhe investimet në infrastrukturën rrugore, arsimin dhe çerdhet.

Për mandatin e ri, Kurti theksoi se investimet për Malishevën do të shtohen edhe më tej, me fokus në rrugë, ujë të pijshëm, impiant për trajtimin e ujërave të zeza, arsim, sport dhe banim të përballueshëm, si pjesë e vizionit për zhvillim të qëndrueshëm dhe përmirësim të mirëqenies së qytetarëve.

Kurti tha gjithashtu mbështetjen për sportin, duke veçuar investimet për stadiumin “Liman Gegaj”, terrenet ndihmëse sportive dhe përkrahjen për FC Malisheva dhe shkollat e futbollit, si pjesë e përkushtimit për të rinjtë dhe zhvillimin e sportit në komunë. Ai përmendi po ashtu mbështetjen për bujqit dhe fermerët, si dhe rëndësinë e projekteve që ndërtojnë themele të qëndrueshme zhvillimi për Malishevën.

Në përmbyllje, ai bëri thirrje për mobilizim drejt fitores historike, duke theksuar se puna e nisur duhet të vazhdojë e të zgjerohet me Malishevën fuqishëm në mbështetje të Republikës dhe të ardhmes së saj.


/Kosovapress/
Lajmi i plotë ëshë në sistemin me parapagim. Abonohu për ti shfryëzuar shërbimet KosovaPress-it.
Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2026