Kurti: Investimet për fëmijë janë rruga e duhur për të ardhme të qëndrueshme
Lajme
Lexohet për: 2 min.
Kurti: Investimet për fëmijë janë rruga e duhur për të ardhme të qëndrueshme
1 muaj më parë
Linku u kopjua

Në Ditën Botërore të Fëmijëve është thënë se Kosova ka hartuar politika dhe veprimet që përmirësojnë të drejtat e fëmijëve në vend. Në takimin e Komitetit Ndërministror për të drejtat e Fëmijëve, kryeministri i vendit Albin Kurti theksoi se investimet për fëmijë janë rruga e duhur për të ardhmen e qëndrueshme.

Derisa, ka përmendur politikat që kanë ndërmarrë si ekzekutiv, Kurti tha se për barazi dhe mundësi të barabarta po rrisin mbështetjen përmes politikave sociale.

Ministrja e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Arbërie Nagavci tha se fëmijët janë e ardhmja dhe e gjithë puna është e koncentruar drejt zhvillimit të tyre.

Nagavci tha se kërkesat dhe nevojat e fëmijëve janë në qendër të politikave të këtij dikasteri që udhëheqë ajo.

Drejtori në Zyrën për Qeverisje të Mirë në kuadër të Zyrës së Kryeministri, Habit Hajredini u shpreh se kanë arritur të themelojnë 34 ekipe të të drejtave të fëmijëve në nivel lokal.

Drejtoresha e UNICEF-it në Kosovë, Veronika Vashchenko ka përshëndetur të gjitha politikat dhe progresin që Kosova ka bërë për të drejtat e fëmijëve, por potencoi se për vitin 2025 pritet të përmirësohet mirëqenia e fëmijëve.

Drejtoresha ekzekutive në KOMF, Donjeta Kelmendi u shpreh se ofrimi i shërbimeve sociale në vitin 2024 kanë qenë në krizë.

Ajo kërkoi vëmendje më të madhe në këtë drejtim, ndërsa e përshëndeti edhe rritja e buxhetit për vitin 2025 për këtë çështje.

Në këtë takim të Komitetit Ndërministror për të Drejtat e Fëmijëve të pranishëm ishin edhe shumë fëmijë të cilët shprehën nevojat dhe kërkesat e tyre që kryesisht kishin të bënin me qasjen për personat me aftësi të kufizuara, digjitalizimin dhe sigurinë në shkollat e Kosovës.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2025