Kurti: Incizimi i Kusari-Lila me Radojiçiq është situatë e montuar
Lexohet për: 2 min.
kurti-040624
6 muaj më parë
Linku u kopjua

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, e ka quajtur situatë të montuar incizimin ku dëgjohet shefja e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari-Lila duke komunikuar me terroristin serb, Milan Radojiçiq, me ndërmjetësimin e ish nënkryetarit të Kuvendit nga radhët e Listës Serbe, Slavko Simiq.

Ai para gazetarëve tha se duhet bërë trysni më e madhe që Radojiçiq të ketë aktakuzë në Kosovë dhe të arrestohet, për sulmin terrorist të vitit të kaluar në Banjskë të Zveçanit.

Sipas tij, qytetarët e dinë se kush bashkëpunon në Kosovë me Radojiçiqin.

I pyetur se a do të ketë masa ndëshkuese ndaj Mimoza-Kusarit për komunikimin e saj me Radoiçiq, Kurti tha se Kusari-Lila nuk është anëtare e LVV-së.

“Po e kuptoj se po përpiqeni të dramatizoni me çdo kusht disa sekonda të një bisede që nuk e di si është marrë dhe ku është marrë, si u pre dhe nga kush është organizuar. Unë jam kryetar i LVV-së dhe Mimoza Kusari nuk është anëtare e LVV-së. Edhe po të ishte anëtare e LVV-së për këso gjërash ka komisione dhe LVV-ja nuk e ka kryetarin diktator që merr vendime”, tha kryeministri Kurti.

Lajmi i plotë në sistemin me parapagim...

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024