Kryeministri i vendit, Albin Kurti ka komentuar deklaratat e Ndihmës Sekretarit amerikan të Shtetit, James O’Brien ku thotë se “nëse ne nuk trajtohemi si partner, edhe ne nuk do ta trajtojmë qeverinë e Kosovës si partnere”.
Kryeministri Kurti theksoi se nuk po rrezikohet partneriteti me Amerikën, dhe shtoi se Kosova nuk ka partnere, aleatë dhe mik më të rëndësishëm sesa ShBA-të. Derisa tha se Kushtetueshmëria dhe ligjshmëria janë prioritet i qeverisë së tij, edhe sa i përket rregullore së BQK-së.
Kurti shtoi po ashtu se do t'i japin kohë tranzicionit sa I përket implementimit të rregullores së Bankës Qendrore të Kosovës.
I pyetur se çfarë po bënë Qeveria për të aktualizuar problemin për krimet që ka bërë Serbia, Kurti ka thënë se Kosova ka themeluar Institutin për hulumtimin dhe dokumentimin e krimeve dhe u ka bërë thirrje Prokurorisë Speciale të Kosovës të jetë sa më aktive në përndjekjen e këtyre krimeve të kryera nga Serbia.
Lajmi i plotë në sistemin me parapagim...