Kurti i pavendosur për takimin me Vuçiq: Do të pres për gjendjen e tre policëve të rrëmbyer
Lexohet për: 1 min.
kurti-1
1 vit më parë
Linku u kopjua

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti është ende i pavendosur nëse do të shkojë në Bruksel për takim me presidentin serb, Aleksandër Vuçiq, gjatë kësaj jave.

Kurti tha se fillimisht do të pres të dhënat për gjendjen e tre policëve të rrëmbyer që po mbahen peng në Serbi. Ai bëri të ditur se nesër shefi i Zyrës Ndërlidhëse të Kosovës në Beograd, Jetish Jashari do t’i vizitojë tre policët në qendrën e paraburgimit në Kralevë.

Kreu qeveritar nënvizoi nevojën për sundim të ligjit në veri, si parakusht për zvogëlimin gradual të numrit të policëve atje.

Këto komente, Kurti i bëri pasi mori pjesë në shënimin e 70 vjetorit të themelimit të Institutit të Albanologjisë në Kosovë.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024