Kurti i del në krah Gërvallës pas reagimit të saj në Londër
Lexohet për: 2 min.
Kurti-Gervalla
2 vite më parë
Linku u kopjua

Kryeministri i Kosovës,Albin Kurti ka bashkangjitur fjalimin e ministres së Jashtme Gërvalla në Londër në konferencën e mbajtur lidhur me dhunën seksuale gjersa ka theksuar se solidarizohet me të mbijetuarit e guximshëm të dhunës seksuale nga lufta në Kosovë

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka treguar solidaritet me të mbijetuarit e dhunës seksuale gjatë luftës gjersa i njëjti ka bashkangjitur deklaratën e ministres së Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla. Kurti ka bashkangjitur fjalimin e ministres së Jashtme Gërvalla në Londër në konferencën e mbajtur lidhur me dhunën seksuale.

“Solidarizohemi me të mbijetuarit e guximshme të dhunës seksuale nga lufta në Kosovë, siç u theksua nga ministrja e Jashtme, Donilka Gërvalla, në Konferencën në Londër. Kosova ka nënshkruar Deklaratën Politike të iniciativës Parandalimi i Dhunës Seksuale gjatë Konfliktit”, ka shkruar ai në Twitter.

Gërvalla ka marrë pjesë në Konferencën Ndërkombëtare Ministrore për Parandalimin e Dhunës Seksuale në Konflikt të organizuar në Londër.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2025