Kurti: Fotografitë e Hazir Rekës na kthejnë në momentet kyçe të historisë sonë
Drejtat Autoriale
Lexohet për: 2 min.
Dëgjoje me zë...
Kurti: Fotografitë e Hazir Rekës na kthejnë në momentet kyçe të historisë sonë
Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka thënë se fotografitë e autorit Hazir Reka, të ekspozuara në ekspozitën personale “Dalja n’dritë”, i kthejnë kosovarët në disa prej momenteve më të rëndësishme të historisë së afërt të vendit.
Ai i bëri këto komente gjatë hapjes së kësaj ekspozite, të martën mbrëma në Prishtinë, ku vlerësoi punën e artistit në dokumentimin e ngjarjeve historike të Kosovës.
“Fotografitë e ekspozuara na çojnë në vitet 1988 dhe 1989, në kohën e protestave dhe grevave të minatorëve, kur zëri për liri e drejtësi, dinjitet dhe barazi jehonte në gjithë vendin e më gjerë. Para nesh shfaqen pamje nga protestat e vitit 1988, kur minatorët gjithandej vendit u bënë pjesë e një lëvizjeje të gjerë qytetare me demonstrata të fuqishme popullore”, tha Kurti.
Ai shtoi se Hazir Reka, përmes objektivit të tij, ka krijuar një arkiv të çmuar të kujtesës kolektive, duke lënë dëshmi të rëndësishme të historisë moderne të Kosovës.
Kurti e cilësoi ekspozitën si një nderim për minatorët dhe rezistencën e tyre, por edhe për të gjithë ata që kontribuuan në rrugëtimin e gjatë për liri dhe Republikë, e po ashtu edhe shprehje e mirënjohjes për punën e autorit të saj. /Kosovapress/
/Kosovapress/
Lajmi i plotë ëshë në sistemin me parapagim.
Abonohu për ti shfryëzuar shërbimet KosovaPress-it.