​Kurti flet për planin e atentatit ndaj tij
Lexohet për: 2 min.
kurti
10 muaj më parë
Linku u kopjua

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka komentuar atentatin e planifikuar ndaj tij, gjatë qëndrimit në Maqedoni të Veriut.

Ai është pyetur nga gazetarët në Prishtinë, lidhur me lajmet se menjëherë pas mbledhjes së KS të OKB-së, kishin informacione se nga Serbia ka përpjekje për vrasjen e kryeministrit të Republikës së Kosovës, Albin Kurtit në Shkup, ku ka qëndruar mbrëmë.

"Unë kam mësuar që ka shumë kërcënime nga individë  e struktura të cilët i kanë rrënjët e tyre në Beogradin zyrtar. Unë sa erdha nga Shkupi këtu, nuk jam ndier i rrezikuar veçse kam parë që kishte shumë forca policore të cilët u kujdesën për këtë mbledhjen që e mbajtëm në Shkup me partitë social demokrate e ku mysafiri special ishte kryetari i Partisë Social Demokrate gjermane, i cili kishte ardhur nga Berlini", tha ai.

Kryeministri Kurti, mbrëmë ka arritur në Shkup, kurse paraprakisht janë marrë të gjitha masat e sigurisë, në koordinim me institucionet e sigurisë së Maqedonisë së Veriut.

Siç raportohet, vlerësimet për kërcënimin e jetës së Kurtit kanë qenë serioze, veçmas duke marrë parasysh se ato kanë ardhur nga disa burime të informacionit.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2025