Kurti falënderon Macron për mikpritjen e ngrohtë në Lojërat Olimpike
Lexohet për: 1 min.
4 muaj më parë
Linku u kopjua
Kryeministri i Kosovës Albin Kurti ka shprehur falënderimet e tij për presidentin e Komitetit Olimpik Ndërkombëtar, Thomas Bach, dhe presidentin e Francës Emmanuel Macron, për organizimin kulminant dhe mikpritjen e ngrohtë në Lojërat Olimpike Parisi 2024.
Ai ka thënë se Lojërat Olimpike Paris 2024 janë gara sportive elitare, të cilat spikasin të përbashkëtën e shteteve e popujve dhe duke u bërë bashkë në këtë kryeqytet kulturor e historik, afirmojmë universalen, jo thjesht përtej partikulares, por pikërisht edhe nëpërmjet saj.
“Sena është Skena. Parisi është Qyteti. Historia është Lum. Bota po ashtu. E sporti bëhet kulturë që bëhet art. Nga artistë të rinj të shquar, vepra klasike e moderne me koreografi të gjerë dhe dinamike, na u pushtuan shqisat mbrëmë në ceremoninë e hapjes për pesë orë rresht”, ka shkruar Kurti në Facebook.