Kurti emëron zëvendësministër koordinatorin e Qendrës së LVV-së Pejë
Lexohet për: 1 min.
1 vit më parë
Linku u kopjua

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ka emëruar sot Taulant Kelmendi, zëvendësministër të Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit.

 Kryeministri Kurti e uroi Kelmendin për detyrën dhe i dëshiroi suksese në përmbushjen e përgjegjësive të reja.

Ky emërim vjen pas dorëheqjes për arsye personale të Dukagjin Pupovcit, i cili ishte zëvendësministër deri më 24 nëntor të vitit 2022.

Kelmendi i ka kryer studimet në Universitetin Haxhi Zeka”, në Pejë.

Në vitin 2022, është emëruar koordinator i Qendrës së Lëvizjes Vetëvendosje në Pejë është emëruar Taulant Kelmendi.

Taulant Kelmendi është specialist i shkencave kompjuterike dhe teknologjisë së informacionit.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024