Kurti e përsërit sërish: Zgjedhjet pas 9 shkurtit ishin të panevojshme
Lajme
Lexohet për: 2 min.
Dëgjoje me zë...
Kurti e përsërit sërish: Zgjedhjet pas 9 shkurtit ishin të panevojshme
Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti përsëri ka përmendur se zgjedhjet e 7 qershorit ishin të panevojshme.
Në mbledhjen e radhës të Qeverisë, Kurti mirëpriti caktimin e datës për mbajtjen e seancës konstituive të legjislaturës së 11-të të Kuvendit të Kosovës.
“Më 7 qershor për herë të tretë patëm zgjedhje për kuvendin e Kosovës. Të parat ato të 9 shkurtit 2025 ishin të rregullta pas përfundimit të mandatit të plotë katër vjeçar. Ndërsa dy proceset pasuese zgjedhore të dyja të parakohshme në dhjetor e veçmas në qershor kanë qenë të evitueshme dhe të panevojshme. Caktimi i datës për mbajtjen e seancës konstituive të legjislaturës së 11-të të kuvendit nga U.D së Presidentes Albulena Haxhiu është e mirëpritur. Partitë politika secila sipas hises që populli i ka dhënë gjendemi sërish para përgjegjësisë për përmbushjen e detyrave për formimin e institucioneve të reja, përfshirë zgjedhjen e presidentit”, tha Kurti.
Ai përmendi edhe takimet që ka mbajtur më 10 korrik me krerët e PDK dhe LDK, duke përmendur që Aleanca nuk pranoi ftesën.
Kurti tha se interesi shtetëror duhet të vihet në rendin e parë, duke u bërë thirrje partive politike për zgjedhjen e presidentit apo presidentes së re të Kosovës.
Ushtruesja e detyrës së Presidentes së Kosovës, Albulena Haxhiu ka caktuar të premten datën 6 gusht ora 10:00 seancën konstituive të Kuvendit të Kosovës.
/Kosovapress/
Lajmi i plotë ëshë në sistemin me parapagim.
Abonohu për ti shfryëzuar shërbimet KosovaPress-it.