Kurti e Minxhozhi biseduan për përgatitjet e mbledhjes së qeverive të Kosovës e Shqipërisë
Lexohet për: 2 min.
ZKP ZKM 19 4 2023
1 vit më parë
Linku u kopjua

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, takoi sot ambasadorin e Shqipërisë në Kosovë, Qemal Minxhozi.

Në njoftimin e qeverisë thuhet se ata kanë biseduar për përgatitjet për mbledhjen e përbashkët të dy qeverive, e cila do të jetë e nënta me radhë e që do të mbahet me 14 qershor, dhe niveli i zbatueshmërisë së marrëveshjeve të nënshkruara deri më tani.

“Përgatitjet për mbledhjen e përbashkët të dy qeverive, e cila do të jetë e nënta me radhë e që do të mbahet me 14 qershor, dhe niveli i zbatueshmërisë së marrëveshjeve të nënshkruara deri më tani, ishin fokusi i bisedës. Kryeministri Kurti dhe ambasadori Minxhozi diskutuan edhe për bashkëpunimin dypalësh ndërmjet Republikës së Kosovës dhe asaj të Shqipërisë, veçanërisht në fushat me interes të përbashkët, dhe për zhvillimet aktuale në vend dhe rajon”, thuhet në njoftim.

Ambasadori Minxhozi uroi kryeministrin Kurti dhe popullin e Kosovës për vendimin e liberalizimit të vizave, që dje u votua në Parlamentin Evropian kurse sot u nënshkrua. Po ashtu përgëzoi kryeministrin dhe qytetarët e Republikës edhe për marrëveshjen e fundit ndërmjet Kosovës dhe Shqipërisë, që u arrit së fundmi, e që mundëson lëvizjen e lirë të qytetarëve në zonat ndërkufitare në gjithsej 26 vendkalime kufitare

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2025