Kurti e Konjufca: Demaçi figurë unike dhe e rëndësishme e kombit shqiptar
Lexohet për: 1 min.
Kurti-Glauku-260723
1 vit më parë
Linku u kopjua

Në pesë vjetorin e vdekjes së veprimtarit të çështjes kombëtare, Adem Demaçi kryeministri Albin Kurti  i shoqëruar  nga kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca kanë bërë homazhe pranë varrit të tij.

Kryeminsitri  Kurti e vlerësoi Adem Demaçin si figurë unike të kombit shqiptar.

Ai tha se vepra dhe udhëzimet e Demaçit i mbushin me përgjegjësi dhe vetëbesim.

https://kosovapress.com/admin/pese-vjet-pa-adem-demacin/

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca theksoi se Adem Demaçi është njëra prej figurave më të rëndësishme shqiptare që ka arritur t’i artikulojë interesat më jetike të kombit shqiptar.

https://kosovapress.com/admin/pese-vjet-pa-adem-demacin-konujufca-dhe-kurti-lartesojne-figuren-e-tij/

Konjufca theksoi se  veprimtari, Demaçi ka lënë gjurmë të pashlyeshme në historinë e vendit.

Veprimtari i çështjes kombëtare, Adem Demaçi, i njohur si Mandela i Kosovës ishte edhe simbol i rezistencës kombëtare.

Për angazhimin e tij politik, Adem Demaçi vuajti 28 vite me radhë në burgjet e Jugosllavisë. Pasi u lirua ai menjëherë vazhdoi aktivitetin e tij politik.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2025