Kurti: Demokracia e Kosovës po forcohet
Lexohet për: 1 min.
Albin Kurti
9 muaj më parë
Linku u kopjua

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka komentuar raportin e institutit V-Dem me bazë në Suedi për progresin demokratik të shteteve.

Në këtë raport, Kosova bashkë me Republikën Dominikane janë vlerësuar si vende në demokratizim.

“Progresi ynë demokratik vazhdon të njihet ndërkombëtarisht! Raporti për vitin 2024 i vdeminstitue ka vendosur Kosovën në pozitë të përmirësuar dhe ka cilësuar si një prej të paktave demokraci që ka treguar përmirësim globalisht. Në pozitën e 62, Kosova është më lart sesa krejt shtetet e Ballkanit Perëndimor”, ka shkruar Kurti.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2025