Kurti: Bandat kriminale të mbështetura nga Serbia do të dështojnë në veri
Lexohet për: 2 min.
96121647591105
1 vit më parë
Linku u kopjua

Kryeministri i vendit, Albin Kurti, ka paralajmëruar se bandat kriminale serbe në veri, mund të ngrisin përsëri barrikada, dhe të kenë sulme drejt Policisë së Kosovës, por do dështojnë.

Një gjë të tillë kryeministri e thotë se mund të ndodhë, si reagim i bandave kriminale serbe, ndaj autoriteteve kosovare për punën drejt sundimit të ligjit, referuar së fundit, shkatërrimit të tre laboratorëve ilegalë të drogës në veri, ka shkruar Kurti në Tweet.

”Policia e Kosovës ka shkatërruar dje 3 laboratorë ilegalë të drogës në veri të Kosovës, një fitore e qartë për sundimin e ligjit. Bandat kriminale të sponsorizuara nga Serbia nuk do të ndalen para asgjëje – duke përfshirë barrikadat e armatosura dhe sulmet e dhunshme ndaj policisë – për të mbrojtur ndërmarrjet e tyre të paligjshme. Ata do të dështojnë”, ka shkruar Kurti.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024