Kurti: Angazhimi për arsimimin shqip dhe beteja për liri s’kanë qenë asnjëherë të ndara
Lexohet për: 1 min.
ZKM - 7 3 2023 (5)
1 vit më parë
Linku u kopjua

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti mori pjesë sot në manifestimin e 7 marsit, Ditës së Mësuesit, të organizuar nga Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, me ç'rast, u ndanë mirënjohje për mësimdhënës të dalluar nga secila komunë.

Duka u uruar 7 marsin të gjithë mësimdhënësve, siç u bë e ditur në komunikatë, Kurti tha se historikisht te populli ynë angazhimi për arsimimin dhe edukimin shqip në njërën anë dhe beteja për liri kombëtare në anën tjetër nuk kanë qenë asnjëherë të ndara.

Kurti kujtoi Shaban Jasharin, mësues i djemve të tij, i Hamëz e Adem Jashari, por edhe mësues në Drenicë e në Prekaz, ku tash shkolla atje e mban emrin e tij.

“E çmimi që mban pikërisht emrin e Shaban Jasharit, në këtë manifestim iu nda mësueses Shkëndije Jashari nga Shkolla Fillore e Mesme e Ulët “Meto Bajraktari” në Prishtinë.”, u bë e ditur në komunikatë.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2025