Kurti: Aktakuza për Banjskën ka mundur të ngrihet më herët
Lajme
Lexohet për: 1 min.
1 muaj më parë
Linku u kopjua

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka komentuar ngritjen e aktakuzë për sulmin terrorist në Banjskë, ku theksoi se kjo mundur të ngritët më herët, derisa nënvizoi se ‘më mirë vonë sesa kurrë’.

Kreu i ekzekutivit u shpreh se ku do që janë, insistojnë për dorëzimin e Millan Radoiçiqit autoriteteve të Kosovës.

Kurti këto komente i bëri pas lansimit të thirrjes publike “Mbështetje konsumatorëve familjarë për investimin në pajisje efiçiente për ngrohje”.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka folur edhe marrëveshjen bazike, ku theksoi duhet që të nënshkruhet kjo marrëveshje në mënyrë që të tregohet mirëbesimi si një garanci edhe juridike.

Prokuroria Speciale e Kosovës dje ka ngritur aktakuzë ndaj 45 personave, në mesin e tyre edhe Millan Radoiçiq - për sulmin e armatosur në Banjskë.

Edhe kryeparlamentari, Glauk Konjufca gjatë ditës së djeshme teksa e kishte komentuar këtë aktakuzë u shpreh po si kryeministri I Kosovës, Albin Kurti me shprehjen më mirë vonë se sa kurrë./B/Ibishi/

https://kosovapress.com/padia-zyrtare-milan-radojciq-dhe-44-te-tjere-akuzohen-per-terrorizem-ne-veri

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024