‘Kurrë sytë mos t’i pafsha’ te Ura e Ibrit në Mitrovicë
Lexohet për: 3 min.
ura-mitrovic-020624
6 muaj më parë
Linku u kopjua

Histori dshurie nga më të ndryshmet, të shkruara në muret e urës kryesore të lumit Ibër në Mitrovicë, kryesisht nga nxënësit e shkollave të mesme, janë versioni më i mirë i vetvetes tek të rinjt kur ata bien në dashuri me njëri-tjetrin, ose hidhërohen mes vete.

‘Kurrë sytë mos t’i pafsha’, ‘Të dua edhe pse s’je i imi’, ‘Ke me i ra pishman, besomë’ dhe shumë mbishkrime tjera të ngjajshme, janë vetëm disa nga porositë e shumta që qytetarët mund t’i shohin tek ura e Ibrit, e që pasqyrojnë ndjenjat e këtyre të rinjëve në situata të caktuara.

Sumea Haziri, studente e vitit të parë në Fakultetin e Shkencave Kompjuterike, thotë për KosovaPress se mbishkrimet e tilla janë ndjenja të qastit tek të rinjt, të cilat ata i shprehin në atë formë.

Eris Beqiri, nxënës i klasës së njëmbëdhjetë të shkollës ‘Hasan Prishtina’ në Mitrovicë, tha se disa të rinj ndjenjat e tyre i shfaqin përmes mbishkrimeve.

Ai përmendi urën e Ibrit si vendin më të përshtatshëm për të lënë porositë të dashuruarit mes vete, pasi ky vend është më i frekuentuari nga ata.

Edhe Rona Musliu, nxënëse e klasës së dhjetë, ka pranuar se tek ura e Ibrit është vendi ku më së shumti shkojnë të rinjt e dashuruar dhe aty lënë porositë për njëri-tjetrin.

Ajo bëri të ditur se të dashuruarit mes vete e identifikojnë lehtë mesazhin që ju përket, pasi që përdorin kode ose shenja të veçanta të cilat vetëm ata i dinë dhe i kuptojnë.

Ndërkaq, psikologu Artan Fejza, tha se mbishkrimet e tilla nëpër vende publike nga ana e të rinjëve në kontekstin psikologjik janë katarsis i ndjenjave të tyre të cilat gjykojnë se janë në interes të shfryrjes së këtyre ndjenjave që kanë.

Sipas tij, pjesa dërmuese e këtyre mbishkrimeve vijnë nga persona të cilët janë në moshë të pjekurisë së hershme, ndonëse siç tha ai, nuk janë të vetmit që mund të gjykojnë kështu.

Ai shtoi se autorët e këtyre mbishkrimeve nuk pendohen për këto të bëma, përderisa janë anonimë.

Në anën tjetër, Ramadan Beshiri, sociolog, tha se nga aspekti i romansierëve, urat janë përdorur si metaforë e një lidhjeje në mes të dy personave.

Ura e Ibrit, shtoi ai, edhe pse ka identitetin ndarës, mundëson që të rinjt e të dyja etnive, secila në pjesën e vet, si rezultat i takimeve intime të lëjnë gjurmë me shkrime nëpër vende të caktuara, të cilat mbeten në memorien e tyre si shprehje e dashurisë.

Sociologu Beshiri përmendi personat që bëjnë murale e grafite, tek të cilët tha se ekziston botëkuptimi se muret flasin dhe si rrjedhojë nëse dikush shkruan ‘Të dua’, i bie se muri është duke folur me ndjeshmërinë e autorit të kësaj fjalie. Ai beson se ky është mesazhi edhe i të rinjëve.

Lajmi i plotë në sistemin me parapagim...

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024