Lojërat Olimpike Verore 2028 do të mbahen në Los Anxhelos të Shteteve të Bashkuara, duke shënuar edicionin e 34-të të këtij evenimenti prestigjioz nga data 14 deri më 30 korrik.
Kjo ngjarje do të jetë një moment historik në historinë e Olimpiadës, pasi do të jetë hera e tretë që Los Anxhelosi pret Lojërat Olimpike, pasi një gjë të tillë e ka bërë më 1932 dhe 1984. Kjo përsëritje e bën Los Anxhelosin një nga qytetet e pakta në botë që pret tri herë lojërat olimpike, duke iu bashkuar qyteteve si Londra dhe Parisi.
Los Anxhelos 2028 synon të ndjekë këtë model, duke përdorur një infrastrukturë tashmë ekzistuese në një masë të madhe dhe duke u fokusuar në qëndrueshmërinë dhe efikasitetin financiar.
Shpresohet që këto lojëra të jenë një shembull se si një qytet modern mund të presë një ngjarje të kësaj përmasash pa përdorur ndërtime të reja të shtrenjta që shpesh rezulton në objekte të pashfrytëzuara pas lojërave.
Disa nga vendet kryesore përfshijnë:
Stadiumi i Los Anxhelosit Memorial Coliseum: Ky stadium ikonik priti Lojërat 1932 dhe 1984, dhe do të jetë përsëri një nga vendet kryesore për 2028.
Staples Center: Ky stadium do të shërbejë si një vend për basketboll dhe ngjarje të tjera sportive të brendshme.
Kampusi UCLA: Do të strehojë Fshatin Olimpik, duke ofruar strehim dhe shërbime për atletët.