Kur dy shqiptare takohen në “The Voice Australia”, Rita: Zemër si je?
Lexohet për: 2 min.
Rita
1 vit më parë
Linku u kopjua

Sihana Haxhinikaj është shqiptarja nga Kosova e cila përformoi në audicionin e “The Voice Australia”.

Haxhinikaj, që u paraqit nga Sydney i Australisë mahniti jurinë me zërin e saj derisa përformoi hitin “Nothing breaks like a heart”.

Por edhe atë e mahniti dikush me një pritje e përqafim të ngrohtë.

Ishte ylli botëror me prejardhje nga Kosova, këngëtarja Rita Ora, ajo që ishte pjesë e jurisë.

Me të dëgjuar emrin e Sihana Haxhinikaj, Rita reagoi duke e pyetur se cila është prejardhja e saj.

Këngëtarja shqiptare me famë botërore ju drejtua në shqip asaj dhe familjes “Zemër, si jeni”, derisa u tregoi të gjithëve që Sihana vjen nga shteti ku ka lindur vet Rita Ora.

Ndër të tjera ajo tha se llogaritet që 16 vjeçarja të jetë kushërira e saj sepse shqiptarët kur takohen kudo në botë janë të afërt sikur të ishin kushërinj.

Gjatë bisedës Rita e pyeti 16 vjeçaren se kush e ka bërë atë që të këndojë, ndërsa ajo përgjigjet që është pikërisht Rita inspirimi i saj.

Paraqitja e dy shqiptarëve u përcjell me duartrokitje nga të pranishmit në “The Voice Australia”, derisa Sihana Haxhinikaj hyri në grupin e Rita Orës.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2025