Finalja e madhe që njihet ndryshe si “Finalissima” do të zhvillohet në vitin e ardhshëm dhe dy rivalët tashmë janë mësuar. Fituesi i Kupës së Amerikës 2024, Argjentina dhe fituesi i Euro 2024, Spanja do të përballen për trofeun vitin e ardhshëm.
“Finalissima” e parë ndonjëherë, ose "finalja e madhe" u luajt në vitin 2022, por tradita e skuadrave më të mira të UEFA-s dhe CONMEBOL-it që përballen ballë për ballë daton që nga viti 1985. Italia dhe Argjentina luajtën në “Finalissiman” inauguruese në stadiumin “Wembley”, me Argjentinën e Lionel Messit që fitoi me rezultat 3-0.
"Shpresoj që Messi të fitojë Kupën e Amerikës dhe unë të fitoj Euron, kështu që unë mund të luaj kundër tij në “Finalissima," kishte deklaruar pak ditë më parë talenti i Barcelonës.
“Finalissima 2022” u luajt më 1 qershor, kështu që edicioni i ardhshëm ka të ngjarë të zhvillohet në verën e vitit 2025.