Kupa e Shqipërisë/Erzeni befason Vllazninë, Egnatia mposht Laçin
Lexohet për: 1 min.
18-Kupa e Shqiperise
9 muaj më parë
Linku u kopjua

Kanë përfunduar dy ndeshjet e sotme të Kupës së Shqipërisë, të vlefshme këto për takimet e para në kuadër të çerekfinales së kësaj gare.

Pas plot 90’ minutave lojë të zhvilluara në stadiumin “Demrozi”, Erzeni e ka mposhtur Vllazninë me rezultat të ngushtë 2:1, raporton KosovaPress.

Golat për vendasit i shënuan Xhelil Asani (minuta e 64’) dhe Alessandro Kacbufi (minuta e 89’), kurse golin e nderit te Vllaznia e shënoi Geralb Smajli në minutën e 87’.

Ndërkaq, krahas kësaj përballje u zhvillua edhe ndeshja mes Laçit dhe Egnatias, ku kjo e fundit triumfoi me rezultat minimal 1:0.

Golin e vetëm e shënoi Albano Aleksi në minutën e 90+5’ të ndeshjes.

Rezultatet finale:

Erzeni 2:1 Vllaznia

Laçi 0:1 Egnatia

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024