Kupa e Kosovës: Sot në aksion tre përballje vendimtare
Sport
Lexohet për: 1 min.
Dëgjoje me zë...
Kupa e Kosovës: Sot në aksion tre përballje vendimtare
04/03/2026 - 08:44
Linku u kopjua

Sot zhvillohen tri ndeshje në kuadër të çerekfinales së Kupës së Kosovës, ndërsa përballja e fundit e kësaj faze është paraparë për ditën e enjte. Të gjitha ndeshjet luhen me fillim nga ora 13:00 dhe fituesit sigurojnë kalimin direkt në gjysmëfinale, pasi në këtë fazë luhet vetëm një takim.

Në stadiumin “18 Qershori” në Klinë, Dukagjini përballet me Feronikelin ’74 në një duel ku të dy skuadrat e shohin Kupën si mundësi për të siguruar dalje në garat evropiane. Ndërkohë, në Suharekë, kampioni në fuqi Ballkani pret Gjilanin në stadiumin e qytetit me bari artificial, në atë që konsiderohet si përballja më e fortë e kësaj faze.

Në Ferizaj zhvillohet sfida tjetër e ditës së mërkurë, ku Ferizaj është nikoqir i Vushtrrisë, në një takim mes dy skuadrave me objektiva të qarta për të bërë hapin e madh drejt gjysmëfinales. Çerekfinalja e fundit luhet të enjten, më 5 mars, në stadiumin “Zahir Pajaziti” në Podujevë, ku Llapi pret Malishevën.

KosovaPress

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2026