Kupa e Kosovës/ Përfaqësuesit e klubeve njëzëri: Duam finalen
Lexohet për: 2 min.
batatina-sylejmai-210323
1 vit më parë
Linku u kopjua

Shorti i gjysmëfinaleve të Kupës së Kosovës në futboll ka vendosur përballë njëra-tjetër Llapin dhe Gjilanin, që do të jetë sfida kryesore e kësaj faze, ndërsa Prishtina do të luajë kundër Vushtrrisë.

Pas shortit, trajneri i Llapit Tahir Batatina ritheksoi se synimi i skuadrës së tij është që ta fitojë sërish Kupën e Kosovës, ndërsa u shpreh se është i kënaqur me shortin pasi nuk dëshironte të ballafaqohej me Vushtrrinë.

“Llapi gjithmonë është ballafaquar me skuadra të forta, asnjëherë nuk kemi arritur në finale si outsider... Unë mendoj se është një test i vështirë, dy skuadrat kemi bagazh, kemi cilësi," tha Batatina.

Nga ana tjetër, drejtori sportiv i Gjilanit, Drilon Sylejmani e konsideroi si short shumë të vështirë pasi, sipas tij, Llapi është një skuadër me traditë të mirë në Kupën e Kosovës, por përkundër kësaj, ai ka thënë se synojnë ta mposhtin skuadrën e trajnerit Tahir Batatina dhe të kalojnë në finale të Kupës së Kosovës.

Prishtina ishte më me fat në short, së paku në letër pasi do të ballafaqohet me Vushtrrinë, por përfaqësuesi i klubit bardh e kaltër, Kushtrim Sopa, theksoi se rivali i tyre nuk ka arritur rastësisht në finale, andaj duhet respektuar dhe pasur kujdes maksimal në ballafaqimin me ta në të dy ndeshjet

Ndeshjet e para të fazës gjysmëfinale do të zhvillohen më 5 prill, ndërsa ato të kthimit më 19 prill.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2025