Kupa e Kosovës në futboll, sot vendoset gjysmëfinalisti i fundit
Sport
Lexohet për: 1 min.
Dëgjoje me zë...
Kupa e Kosovës në futboll, sot vendoset gjysmëfinalisti i fundit
05/03/2026 - 10:16
Linku u kopjua

Tre skuadra tashmë e kanë siguruar kalimin në gjysmëfinale të Kupës së Kosovës në futboll, ndërsa emri i ekipit të fundit do të mësohet pas përballjes mes Llapit dhe Malishevës.

Në çerekfinale, Ballkani siguroi kualifikimin pas fitores 2-1 ndaj  Gjilanit në stadiumin e qytetit në Suharekë.

Bleart Tolaj kaloi vendasit në epërsi në minutën e 13-të, ndërsa Geralb Smajli dyfishoi rezultatin në minutën e 40-të. Golin e vetëm për mysafirët e realizoi Senad Jaroviq në minutën e 71-të.

Fitore në shtëpi shënoi edhe Ferizaji, që mposhti skuadrën e Vushtrrisë me rezultat 2-0. Epërsia erdhi pas një autogoli të portierit mysafir Marly Prince Heritier Koubassanath, ndërsa rezultatin përfundimtar e vulosi Erion Sadriu nga penalltia në minutën e 75-të, kurse Dukagjini arriti fitore bindëse 3-0 ndaj Feronikelit.

Ndërkohë, sot pritet të zhvillohet çerekfinalja e fundit mes KF Llapi dhe FC Malisheva në stadiumin “Zahir Pajaziti”, në Podujevë, ku do të përcaktohet edhe gjysmëfinalisti i fundit i Kupës së Kosovës.

KosovaPress

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2026