Kupa Botërore e Boksit, sot në ring Ensar Badallaj
Sport
Lexohet për: 1 min.
Dëgjoje me zë...
Kupa Botërore e Boksit, sot në ring Ensar Badallaj
Ensa Badallaj
05/03/2026 - 10:08
Linku u kopjua

Sot me fillim nga ora 15:00, do të paraqitet boksieri Ensar Badallaj në kategorinë 70 kg, në kuadër të kupës botërore të boksit për të rinj U19 “Adriatik Pearl”, që po zhvillohet në Budva të Malit të Zi.

Në një duel që pritet të jetë mjaft luftarak dhe me intensitet të lartë, duke pasur parasysh nivelin e lartë të garës dhe konkurrencën ndërkombëtare, Badallaj do të përballet me boksierin gjerman Jason Sovva.

Kjo kupë botërore ka mbledhur talentet më të mirë të boksit U19 nga vende të ndryshme të botës, duke e shndërruar “Adriatik Pearl” në një nga turnetë më prestigjioze për moshat e reja.

 “Paraqitja e Ensar Badallajt përfaqëson një moment të rëndësishëm për boksin tonë, si dhe një mundësi për të dëshmuar cilësinë dhe përgatitjen në arenën ndërkombëtare”, thuhet në njoftimin e Federatës së Boksit të Kosovës, në facebook.

Ekipi i boksit do të udhëhiqet nga trajneri Shefki Bogujevci, ndërsa drejtësinë në këtë turne do ta ndajë gjyqtari ndërkombëtar Latif Demolli.

KosovaPress

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2026