Kumbaro: 92% më shumë turistë spanjollë vetëm në 4 muajt e parë të vitit
Lexohet për: 2 min.
maxresdefault
1 vit më parë
Linku u kopjua

Ministrja e Turizmit dhe Mjedisit e Shqipërisë, Mirela Kumbaro mori pjesë në ceremoninë e përurimit të hotelit më të ri e më të madh në Shqipëri të brandit prestigjioz ndërkombëtar “Meliá”, buzë bregdetit të Adriatikut në Durrës.

Ajo solli në vëmendje, që në fillim të shkurtit mori një mesazh nga Sekretari i Përgjithshëm i Organizatës Botërore të Turizmit me seli në Madrid, i cili i shkruante se “destinacioni i vitit 2023 është Shqipëria bashkë me ‘Melia Group'”.

“Ishte kartolina më e bukur që mund të merrja në fillim të këtij viti, falë edhe jehonës që i dhanë mediet ndërkombëtare e disa televizione spanjolle, apo edhe medie të tjera të huaja që e kanë konsideruar Shqipërinë një destinacion të turizmit”, u shpreh Kumbaro, shkruan Atsh.

Ajo tha se në vitin e kaluar 4.5 herë më shumë turistë spanjollë ka pritur Shqipëria.

“Vetëm në 4 muajt e parë të këtij viti kemi 92 % më shumë turistë spanjollë se viti i kaluar. Me 7.5 milionë vizitorë të huaj u mbyll viti 2022, por ky vit në tre muajit e parë ka regjistruar 54 % më shumë turistë se e njëjta periudhë e vitit të kaluar”, deklaroi Kumbaro, teksa i uroi suksese investitorëve.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2025