Kultivonte kanabis, përfundon në mbajtje i dyshuari në Prizren
Siguri
Lexohet për: 1 min.
Dëgjoje me zë...
Kultivonte kanabis, përfundon në mbajtje i dyshuari në Prizren
prizren
11/07/2026 - 10:31
Linku u kopjua

Një person është arrestuar në Prizren nën dyshimin për kultivim të bimëve narkotike të llojit kanabis.

Sipas raportit të Policisë së Kosovës, njësitë policore, me urdhër të gjykatës, kanë kryer kontroll në shtëpinë, autolarjen dhe automjetin e të dyshuarit. Gjatë bastisjes, në oborrin e shtëpisë janë gjetur të mbjella dy bimë të dyshuara të llojit kanabis, me gjatësi 50 dhe 62 centimetra, si dhe një peshore elektronike.

Pas intervistimit, me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje, ndërsa rasti po hetohet nga Policia e Kosovës.


/Kosovapress/
Lajmi i plotë ëshë në sistemin me parapagim. Abonohu për ti shfryëzuar shërbimet KosovaPress-it.
Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2026