Kulla: Për ta ruajtur Kosovën duhet të bëhen gati për një luftë, KFOR-i merr urdhëra nga Brukseli
Lexohet për: 1 min.
kulla
2 vite më parë
Linku u kopjua

Ilir Kulla, analist tha se Ivanoviç është vrarë me një gjuajtje shumë të largët që mund të jetë e njëjta dorë nga politika që bëhet në Moskës.

Ai u shpreh se për ta ruajtur Kosovën duhet të bëhen gati për një luftë, edhe pse nuk janë gati aspak, pasi i kërkohet përgjegjësi KFOR-it.

Kulla: Unë nuk e di kush është konkretisht dora, por kur është vrarë Ivanoviç, unë kam thënë se është vrarë me një gjuajtje shumë të largët që mund të jetë e njëjta dorë nga politika që bëhet në Moskës, për të mos humbur atë që e kanë qysh në Luftën e Parë Botërore.

Për ta ruajtur Kosovën duhet të bëhen gati për një luftë, edhe pse nuk janë gati aspak. Nëse do të kishte një luftë me Serbinë me Kosovën, e vetmja përgjegjësi i kërkohet KFOR-it, dhe rezolutë 1244. Të gjithë duhet të kenë të qartë se KFOR-i është instrument i NATO-s dhe nuk merr urdhra askush, përpos Brukselit.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2025