Sot u nënshkrua memorandum bashkëpunimi mes Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Ministrisë së Mbrojtjes dhe Federatës së Xhudos së Kosovës.
Përmes këtij bashkëpunimi, xhudistët elitar të Kosovës do të jenë pjesë e Forcave të Sigurisë së Kosovës (FSK), raporton KosovaPress.
“Ditë e madhe për sportin e xhudos por jo vetëm! Memorandumi mes Ministrisë së Sportit,Ministrisë së mbrojtjes dhe Federatës së xhudos! Xhudistët Elitar do jenë pjesë e ushtrisë së Kosovës.
Ku ka më mirë që të rinjtë e të rejat me vlera të larta të jenë pjesë e Ushtrisë së vendit tonë. Ministri Çeku, Ministri Mehaj dhe Kryetari Agron Kuka sot solemnisht nënshkruan marrëveshjen për inkorporimin e sportistëve të sportit të xhudos në Ushtrinë e vendit tonë”, shkroi ndër të tjera Kuka në “Facebook”.